Russell Brand, dikur një nga figurat më të njohura televizive në Britani dhe ish-bashkëshorti i këngëtares amerikane Katy Perry, po gjykohet nën akuzat për tri raste përdhunimi, tri raste sulmi seksual dhe një rast sulmi me natyrë të pahijshme ndaj gjashtë grave.
Njëra nga gratë, e cila e ka akuzuar Russell Brand-in se e ka përdhunuar në shtëpinë e tij, deklaroi se i kishte thënë atij se e kishte trajtuar si kafshë. Kjo u bë e ditur të mërkurën gjatë seancës gjyqësore ndaj aktorit dhe komedianit britanik, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimit të Reuters, Brand mohon akuzat.
Pas arrestimit, ai i tha policisë se nuk është përfshirë kurrë në veprimtari seksuale pa pëlqim dhe sugjeroi se akuzueset mund t’i kenë riimagjinuar ngjarjet.