Ndahet nga jeta Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Ajshe Ferati

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur prokurorja Ajshe Ferati, e cila shërbeu në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

E ndjera do të varroset sot, më 23.10.2026, në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Ferati ishte dekretuar në vitin 2015 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, si prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Më vonë, ajo u avancua në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ku vazhdoi angazhimin e saj në sistemin e prokurorisë.

Të ngjashme