Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë gjatë protestës që po zhvillohet në Tiranë, duke shkaktuar incidente.
Si pasojë e hedhjes së molotovëve, një efektiv policie është përfshirë nga flakët, ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë menjëherë për t’i shuar ato.
Flakët kanë përfshirë edhe xhaketën e një të riu, i cili ka arritur t’i shuajë vetë.
Incidentet janë regjistruar në një moment kur protesta po vijon mes tensioneve dhe përplasjeve, me hedhje të lëndëve piroteknike dhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia.