Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, ndërtesën historike të Hitlerit në Gjermani

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Rreth 200 zjarrfikës dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës u angazhuan për orë të tëra për të shuar zjarrin që përfshiu ndërtesën historike “Foleja e Shqiponjës” (The Eagle’s Nest), në Bavari të Gjermanisë.

Zjarri shpërtheu në Kehlsteinhaus, pranë Berchtesgadenit, ndërsa sipas gazetës gjermane Bild, ndërtesa ka pësuar dëme të mëdha dhe mund të jetë e pamundur të shpëtohet.

Policia ka ndaluar një person pranë vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e zjarrit. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse personi i ndaluar ka lidhje me incidentin.

Ndërtesa u ndërtua në vitin 1938 si shtëpi pritjeje për zyrtarët nazistë dhe mysafirët e tyre. Ajo ndodhet në Alpet bavareze dhe përdorej herë pas here edhe nga Adolf Hitleri, për çka njihej edhe si “Shtëpia e Çajit e Hitlerit”.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, objekti u ruajt si monument historik i lidhur me periudhën naziste.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, ndërsa hetimet e autoriteteve bavareze janë në vazhdim.

Të ngjashme