Policia e Shqipërisë ka reaguar pas protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë, ku pesë punonjës policie mbetën të plagosur nga sulmet me gurë, bomba molotov dhe mjete të tjera.
Ndërkohë, pas publikimit të pamjeve ku një polic i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dyshohet se ka tejkaluar kompetencat, ai është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim administrativ.
“Ndërkohë, pas publikimit në media të një rasti ku një punonjës policie shfaqet në tejkalim të detyrës dhe mosrespektim të parimit të proporcionalitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi nga detyra punonjësin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor A. K., dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin administrativ”.
“Mbrojtja e jetës, shëndetit dhe sigurisë së çdo qytetari është një detyrim parësor i Policisë së Shtetit dhe do të hetohet me paanshmëri e profesionalizëm çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë./TCh