Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së ekstradimit me Suedinë

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për ekstradim, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në luftimin e kriminalitetit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëveshja përcakton procedurat dhe kushtet për ekstradimin e personave të kërkuar, si për ndjekje penale, ashtu edhe për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet gjyqësore.

“Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Suedisë për ekstradim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftimin e kriminalitetit dhe në administrimin e drejtësisë. Ajo përcakton procedurat, kushtet për ekstradimin e personave të kërkuar, qoftë për ndjekje penale, qoftë edhe për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet gjyqësore, duke garantuar njëkohësisht respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të kontribuojë në plotësimin e kuadrit ligjor të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale”, tha ajo.

Të ngjashme