Gërvalla: Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë

Prishtinë | 06 Nën 2026 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim dypalësh me ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Përmes një postimi, Gërvalla ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, duke vënë në pah nevojën për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira institucionale.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për krijimin e mundësive që studentët dhe praktikantët e fushës së drejtësisë të përfitojnë nga përvojat e ndërsjella të të dy vendeve.

Sipas Gërvallës, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit është i rëndësishëm për forcimin e institucioneve, zbatimin më efektiv të ligjit dhe avancimin e standardeve evropiane në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.

Të ngjashme