Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Viti, ku po jetonte i vetëm.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”.
“Viti / 18.11.2026 – NN. Më 18.11.2026 në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.