Një shtetas i huaj është arrestuar në Vërmicë, pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë, është deportuar dhe vetëm pak orë më vonë është kapur sërish brenda territorit të vendit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 14:30, kur i dyshuari është ndaluar për kalim të paautorizuar të kufirit.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është deportuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Megjithatë, në orën 17:59, i njëjti person është hasur përsëri në territorin e Kosovës.
Ai është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.