Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk ia ka dhënë fjalën deputetit të PDK-së, Eman Rrahmanit, pas diskutimit që ky i fundit pati me kryeministrin Albin Kurti lidhur me Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin.
Haxhiu reagoi ndaj qasjes së Rrahmanit gjatë diskutimit, duke thënë se nuk do të lejojë që gratë dhe vajzat të trajtohen si pronë apo objekt.
“Nëse ju i trajtoni gratë edhe vajzat e vendit si pronë, si objekt, nuk lejoj qasje të tillë në Kuvendin e Kosovës. Përmende faktin me sterilizimin e vajzave prej moshës 18-vjeçare. Qysh këtë qasje kështu, zoti Rrahmani? Me këtë qasje nuk mund të vazhdosh. Dhe si rrjedhojë, nuk e merr fjalën”, tha Haxhiu.