Bastoni nuk largohet nga Interi

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht raportimeve të fundit për interesimin e Chelseat dhe Barcelonës, nuk ka negociata për transferimin e Alessandro Bastonit te ndonjëri prej këtyre klubeve.

Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Interi dëshiron ta mbajë mbrojtësin italian dhe është i gatshëm të nisë negociatat për vazhdimin e kontratës së tij.

Marrëveshja aktuale e Bastonit me klubin zikaltër skadon në vitin 2028, ndërsa prioriteti i futbollistit është të vazhdojë karrierën në “Giuseppe Meazza”.

Kështu, pavarësisht interesimit të raportuar nga klubet e mëdha evropiane, Interi synon ta sigurojë të ardhmen e një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Të ngjashme