Një punëtor rreth të 40-ave ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë vendosjes së dritave festive në një bredh të Krishtlindjeve, në qendrën tregtare Brent Cross në veri të Londrës.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes, ndërsa punëtori po vendoste dekorimet. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë të enjten, raporton Metro.
Pas incidentit, qendra tregtare u mbyll përkohësisht, ndërsa punonjësit e dyqaneve u njoftuan përmes një mesazhi urgjent. Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe pikëllim te punëtorët dhe bizneset që operojnë në qendër.
Ndërkohë, deputeti laburist për Hendon, David Pinto-Duschinsky, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e punëtorit, duke e cilësuar rastin si një lajm tejet të dhimbshëm.