Çka gjetën punëtorët e pastrimit në mbeturina në Zhur? – Policia jep detaje

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Dy granata dore dhe një armë e tipit AK-47, së bashku me tre karikatorë, janë gjetur në mbeturina në fshatin Zhur të Prizrenit.

Rasti është raportuar të martën pasi punëtorët e një kompanie që po merreshin me mbledhjen e mbeturinave kanë hasur në mjetet e dyshuara.

Sipas raportit policor, njësiti për deminim ka tërhequr granatat, ndërsa njësiti i krim-teknikës ka marrë armën.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme