Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj ka vizituar kazermën e FSK-së ” Skënderbeu” në Ferizaj

Prishtinë | 27 Nën 2026 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të shënimit të 27 Nëntorit – “Ditës së Forcës”, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, nënkolonel Remzi Azemi, së bashku me stafin e tij, ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj.

Gjatë kësaj vizite, drejtori Azemi dhe stafi i tij kanë uruar pjesëtarët e FSK-së për këtë ditë të rëndësishme, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre në shërbim të vendit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh respektin dhe urimet më të mira për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës.

Të ngjashme