Polici i Kosovës kapet me mbi 10 kilogramë drogë

| 08 Tet 2017 | 12:14 | Nga

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Anti-Drogës e Mitrovicës Veriore ka arrestuar mbrëmë tre persona për posedim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

“Janë arrestuar 3 persona për narkotikë. Tash jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të them asgjë më shumë”, ka konfirmuar prokurorja e Prokurorisë në Mitrovicë, Zejnie Kela, për Kallxo.com

Ndërkohë, KALLXO.com ka marrë vesh se njëri prej të arrestuarve në këtë rast është pjesëtar i Policisë së Kosovës, saktësisht pjesëtar i sektorit të Mbrojtjes së Afërt.

Tre të dyshuarit gjendeshin në dy vetura të ndryshme.

Në veturën “Audi” të cilën e drejtonte pjesëtari i Policisë së Kosovës është gjetur droga në sasi prej mbi 10 kilogramë.

Ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë ishin në një veturë tjetër, e cila e shoqëronte veturën e drejtuar nga zyrtari i Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme