Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci, i cili pret të merr dhe një mandat, të shtunë ka vazhduar takimet në lokacione të ndryshme me qytetarë, por me i veçanti dhe emocional sipas tij ishte takimi me bijtë e dëshmorëve.
Ne secilin takim, kryetari Lladrovci ka theksuar se qeverisja e ardhshme katërvjeçare do të vazhdojë të jetë me duar të pastra, transparente në rritjen e zhvillimit ekonomik, punësim për të rinj, arsimim më cilësor, shërbime shëndetësore për qytetarin, përmbyllje të infrastrukturës rrugore, të kanalizimeve dhe ujësjellësve dhe shumë projekte të prekshme për secilin qytetar të Komunës së Drenasit.
Fillimisht, kryetari Lladrovci ka mbajtur takim ne lagjen Haziraj të Llapushnikut ku nga ta ka dëgjuar kërkesat e tyre për kushte me të mira, për infrastrukturë në përgjithësi. Lladrovci u ka siguruar se do të kenë investime reale të cilat janë paraqitur edhe në platformën qeverisëse.
Lladrovci ka vazhduar takimet me forcën e ndryshimit në Drenas, të rinjtë e këtij lokaliteti të cilët kanë vendosur të ecin së bashku me Forcën e Ndryshimit. Lladrovci me të rinjtë ka bashkëbiseduar për punët dhe vendimet e mëdha që e presin qeverisjen lokale të Drenasit në mandatin e ardhshëm. “Fuqia e vërtetë e PDK-së në Drenas janë të rinjtë, ky takim sot është dëshmi e qartë e fitores së madhe me forcën e ndryshimit”, u ka thënë Lladrovci të pranishmëve.
“Përkrahje e madhe kryetarit Lladrovci i është konfirmuar edhe me bijtë e dëshmorëve, ku Lladrovci e kishte quajtur këtë takim shumë prekës dhe emocional. Ne takimin me bijtë e dëshmorëve, Lladrovci ka theksuar rëndësinë e qeverisjes së mirë dhe transparente, duke vënë në pah se pasuria e madhe e Drenasit dhe e Kosovës, janë Familjet e Dëshmorëve, ata janë burimi ynë i lirisë dhe shtetit”, thuhet në një njoftim të Degës së PDK-së në Drenas.
Në takim në dy lagjet e Komoranit, Bashota dhe Bogiqi, Lladrovci ka marrë zotimet për votën për PDK-në. “Cilësia e jetës së qytetarëve duhet të ngritët sepse, arsimi, shëndetësia, punësimi i të rinjve dhe infrastruktura janë çështjet themelore për qytetarët, do të jenë në nivelin me të lartë. Të jesh në shërbim të qytetarit kurrë nuk është mjaft. Përkushtimi ynë na bën më të fortë, ne jemi Forca e Ndryshimit në Drenas, qytetari ka besimin në ne, sepse ne e kthejmë besimin e dhënë në punë, vepra dhe zbatim të ligjit”, ka thënë Lladrovci.






