Caktohet masë paraburgimi për pesë persona në Gjilan

| 22 Dhj 2017 | 16:42 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se  ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurve A.S., A.S., L.S., E.A., E.I.

Të pandehurit, shtetas të Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit dhe Novobërdës, dyshohet se me datë 21.12.2017, pas një mosmarrëveshje paraprake mes vete, kanë shkuar tek Restaurant “Berlini I” dhe në shenjë hakmarrje kanë sulmuar personin A. M duke e goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit me mjete të forta metalike, më këtë rast i dëmtuari është dashur të marr trajtim në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Me këto veprime të pandehurit, dyshohet kanë kryer disa vepra penale në bashkëveprim:  lëndim i rëndë trupor, mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, kanosje dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepra këto të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit do të qëndrojnë në paraburgim deri më datë 20.01.2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme