Në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informacioni, për Shkenca Informatike dhe Inxhiniering Kompjuterik, si edhe në Fakultetin e Makinerisë pranë Universitetit Kirili dhe Metodi, nga sot e deri më 5 prill organizohet Panairi i pestë i punësimit dhe praktikës “Kontakt”.
Në këtë panair do të prezantohen 22 kompani të sferës së elektroteknikës, elektronikës, makinerisë dhe shkencave informatike, raporton Telegrafi Maqedoni.
Interesimi i kompanive për persona profesionistë të kësaj sfere është gjithnjë në rritje.
Kompanitë do të mundet që t’i gjejnë personat që i kanë aftësitë e nevojshme dhe vullnetin për përparim në karrierë të suksesshme.