Arrestohen 3 persona per posedim të narkotikëve

Foto: Ilustrim
| 08 Gus 2018 | 11:17 | Nga

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj për posedim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollimit të tyre dhe një banese, të dyshuarve meshkuj u është gjetur 1.331 kilogram marihuanë,  4.05 gram kokainë, një pistoletë me 6 fishekë, dy peshore digjitale, tre telefona celularë dhe 286.60 euro.

Pas procedurave policore tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, shkruhet në raportin e policisë.

Të ngjashme