Në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
“Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.