Së paku 70 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që kanë goditur Iranin.
Përmbytjet kanë bërë që të evakuohen shumë qytete e fshatra, njofton Klan Kosova.
Tre javë reshjeve të mëdha kanë lënë shumë pjesë të vendit të mbuluara nga uji, ndërsa parashikohet që në jug-perëndim të ketë përmbysje më të mëdha ku në rrezik janë më shumë se 400 mijë njerëz.
Diga të rrezikshme po hapen, të cilat po i mundësojnë vërshimet e mëdha të ujit.
Gratë dhe fëmijët po zhvendosen në zona të sigurta, ndërsa burrave u kërkohet të qëndrojnë me ekipin e shpëtimit.
Provinca jug-perëndimore e Khuzestanit, që kufizohet me Irakun, është më e rrezikuara.
Gjashtë qytete përgjatë lumit Karkheh duhej të evakuoheshin sa më parë, tha guvernatori i Khuzestanit, Gholamreza Shariati.