Revista amerikane The New Yorker i ka kushtuar një artikull të gjatë librit “Crossing” të shkruar nga autori kosovar, Pajtim Statovci.
Është poeti amerikan Garth Greenwell, ai i cili ka marrë iniciativën të shkruajë një kritikë pozitive për librin kosovarit që jeton në Finlandë, njofton Klan Kosova.
Greenwell ka vendosur ta titullojë artikullin “Historia e një refugjati europian të pazakontë që këmbëngulë në vetë-shpikje”.
Ndërsa autori Statovci i është gëzuar këtij lajmi të cilin e ka vlerësuar si një analizë të bukur.