Në muret e Ambasadës së Hungarisë në Beograd, mbrëmë gjatë natës, persona të panjohur, siç i cilësojnë mediat serbe, kanë vizatuar grafite fyese për këtë vend dhe popullin hungarez.
Sipas Tanjug-ut, në muret nga ana ballore e ndërtesës në mëngjes janë vënë re kryqe të thyer, sfastika, të vizatuar.
Nga ana e poshtme e ndërtesës, në tabela dhe tabelën e shpalljeve është shkruar “Humb nga rruga ime” (Mars iz moje ulice) dhe “fashista” (Fasisti)
Raportohet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se i ka fshirë këto grafite.
