Krasniqi: Pushteti ka problem me PSD-në

| 13 Maj 2019 | 15:01 | Nga

Përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, Frasher Krasniqi ka reaguar pas arrestimit të bashkë partiakut  të tij Dardan Molliqajt.

Krasniqi ka thënë se pushteti ka problem me PSD-në.

Postimi i plotë:

“Na thanë që ju PSD jeni me pushtetin. Sot kur pushteti po i arreston vetëm anëtarët e PSD-së për protestat që i kishim bërë bashkë në VV, çka me ju thënë atyre? Pse e arrestuan bash Dardan Molliqajn? Edhe pushteti, edhe subjektet e tjera, po shihet që problemin më të madh e kanë me PSD-në. Sepse është subjekti i vetëm që me politika alternative e sfidon pushtetin, kurse me qasje progresive i vë në pah mangësitë e opozitës” ka shkruar Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme