Haziri vendos pllakën e shenjëzimit tek shtëpia e heroit Agim Ramadani

| 15 Qer 2019 | 18:48 | Nga

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur pllakë shenjëzuese tek shtëpia ku jetoi dhe veproi heroi Agim Ramadani në Zhegër.

Sipas njoftimit të komunës kjo është bërë në shenjë të nderimit të personaliteteve që dhanë shumë për çlirimin e vendit.

“Vendosja e kësaj pllake të shenjëzimit në vendin ku ka jetuar Agim Ramadani, është më e pakta që ne mund të bëjmë karshi kontributit të kolosit deri në flijim. Familja Ramadani duhet të jenë krenar për tërë jetën dhe kjo është vetëm një përkujdesje e jona për këtë kolos të Karadakut”, tha Haziri.

Vëllai i heroit të kombit Agim Ramadani,Jashar Ramadani, e ka falënderuar Hazirin sipas tij për nderin dhe respektin që ka treguar në vazhdimësi.

“Ne gjithmonë në këso ngjarje kemi dhimbje dhe krenari. Por, 20 vjet pas çlirimit, krenaria është më e madhe dhe të jemi mirënjohës kryetar për respektin që e tregoni në vazhdimësi”, tha ai

Kryetari i Gjilanit paralajmëroi se pllaka shenjëzuese do të vendosen në të ardhmen në çdo familje të dëshmorëve, në familjet që kanë dhënë shtëpitë e tyre për shkolla, ambullanta, e depo të Nënë Terezës deri në vitin 1999. ​

Të ngjashme