Dje, pas disa vonesave në procedura është nënshkruar kontrata e Stadiumit në tepih që do të ndërtohet në fshatin Irzniq, në vlerë rreth 400.000 euro.
Deputeti Rasim Selmanaj ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan një projekt të tillë, teksa ka dhënë detaje se si nisi krejt kjo ide.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Ishin sportistët e Irzniqit e ne veçanti Jeton Çekaj që ishin insistues te une si deputet që të loboj për këtë projekt, që në fakt ka qen edhe premtim i imi!
Falenderoj delegacionin nga fshati që ishin në Prishtinë, Avdullah Çekaj, Isuf Aliçkaj,Mehdi Dodaj, Milazim Mushkolaj, Bekim Zejnaj, Sadik Çekaj, Shqiprim Aliçkaj dhe Xhevat Daci!
Fillimisht falenderoj Musa Islamaj i cili e hartoj projektin gratis, pastaj qeverin Haradinaj-ministrin e Kulturës z. Gashi i cili e realizoj kërkesën time dhe e mbajti premtimin, pastaj Iber Alajn për bashkëpunim e përkrahje si dhe komunën, përkatësisht asamblen komunale për votimin e pronës ku ka me u ndertu Stadiumi!
Javën tjetër nisin punimet!
Një projekt i merituar në vendin e traditës mbi 40-vjeçare në futboll!
RS


