Pasi u konfirmuan dy raste pozitive me Koronavirus, nga personeli shëndetësor i Klinikës Infektive në QKUK, kanë dalur me një videomesazh rreth masave për ta mposhtur pandeminë.
Tre mjekë kanë apeluar tek qytetarët e Kosovës që edhe pas rasteve të konfirmuara, të mos krijojnë panik pasi ata janë të gatshëm dhe do ta përballojnë çdo sfidë.
”Mos bëni panik”.
”Ne do t’i përballemi këtij stresi. Do t’ja dalim bashkë pa frikë, pa panik. Jemi në shërbim të popullit”, shprehen të tre mjekët të cilët kanë regjistruar veten pikërisht nga klinika ku dhe sot u konfirmuan dy raste me Koronavirus.