Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i mbyllur të gjitha dyqanet përveç dyqanet ushqimore dhe barnatoret, ka reaguar biznesmeni i njohur dhe ish-deputeti, Ramiz Kelmendi.
Me anë të një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se Qeveria duhet të heqë taksën 100% se edhe në këto raste Kosova ka nevojë për ndihmë të miqve dhe SHBA-së.
Në postimin e tij, ai ka thënë se vendimet e Qeverisë dhe thirrjet e saj që nuk ka vend për panik nuk janë vendime të cilat ftojnë qytetarët të besojnë së çdo gjë është nën kontroll.
“Kjo i bënë qytetarët të ndjehen më rehat, por pastaj të njëjtit sjellin vendime të domosdoshme të prera kokë më vete, dhe mund të sjellin vendime për izolim fshati, qyteze, qyteti dhe ndoshta tërë Kosovës”, ka thënë Kelmendi.
Statusi i plotë i Ramiz Kelmendit:
Vendimet e Qeverisë dhe thirrjet e saj që nuk ka vend për panik nuk janë vendime të cilat ftojnë qytetarët të besojnë së çdo gjë është nën kontroll!
Kjo i bënë qytetarët të ndjehen më rehat, por pastaj të njejtit sjellin vendime të domosdoshme të prera kokë më vete, dhe mund të sjellin vendime për izolim fshati, qyteze, qyteti dhe ndoshta tërë Kosovës.
Nga përvoja ime jetësore, politike e qytetare mendojë se qytetarët urgjentisht kanë nevojë nga Institucionet, që perveç këshillave parandaluese që ishin të shumta, të këshillohen tashmë se si duhet pajisur me artikuj themelorë, ushqime për fëmijët, të moshuarit dhe të tjerët.
Të informohen qytetarët se cilat vendime të Qeverisë për koronavirusin janë të duhura-urgjente dhe të domosdoshme, por duhet edhe të plotësohen me këshilla shtesë.
Me respekt;
Ramiz Kelmendi