Pse kthimi përmbys i pacientëve të prekur me COVID-19 mund të shpëtojë jetë?

| 15 Pri 2020 | 14:57 | Nga

Një doktoreshë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar një trik mjaft të thjeshtë i cili tashmë po shptëon jetët e të infektuarve me COVID-19 atje.

Bëhet fjalë për doktoreshën Mangala Narasimhan, e cila gjatë të premtes së kaluar kishte marrë një telefonatë urgjente. Një burrë rreth të 40-ave i infektuar me COVID-19 ishte në gjendje shumë të rëndë, kështu që koleget e kishin telefonuar doktoreshën që t’iu bashkohet në Intensivën e ‘Long Island Jewish Hospital” për të ndihmuar që ta mbajnë në jetë të infektuarin me COVID-19, trasnmeton Gazeta Express.

Siç ka treguar doktoresha Narasimhan, përpara se të shkonte në Intensivë, kishte këshilluar koleget e saj që ta kthejnë pacientin përmbys në barkun e tij, për të parë nëse një gjë e tillë do ta ndihmojë.

Pas kësaj, doktoreshës nuk i ishte dashur që të shkonte fare në Intensivën e spitalit, meqenëse këshilla e saj kishte funksionuar dhe gjendaj e pacientit ishte stabilizuar.

Doktorët tashmë kanë zbuluar se vendosja e personave të prekur me COVID-19 përmbys pra në stomak, ndihmon rritjen e sasisë së oksigjenit në mushkëri.

“ Ne po shpëtojmë jetë me këtë, 100 % “, ka thënë Dr. Narasimhan, drejtoresha e kujdesit intensive në Northeëll, që ka nën mbikqyrje 23 spitale në Nju Jork.

“Është një gjë shumë e thejshtë për ta bërë, dhe kemi parë përparime të jashtëzakonshme. Mund ta shohim atë tek secili pacient”, ka thënë ajo.

Të ngjashme