Coronavirusi, bie numri i viktimave në Evropë

| 04 Maj 2020 | 08:57 | Nga

Franca, Italia dhe Spanja kanë regjistruar numrat më të ulët të vdekjeve ditore ndër javë, përderisa këto vende po përgatiten për të lehtësuar bllokadat.

Franca raportoi 135 vdekje; Spanja regjistroi 164 vdekje, që është shifra më e ultë që nga mesi i muajit mars;  174 viktimat e regjistruara në Itali është shifra më e ulët në dy muajt e fundit; dhe Gjermania regjistroi rritjen më të ulët të viktimave me 43 raste.

Ndërkohë, një mjek francez ka pohuar se testimet e reja të mostrave nga pacientët tregojnë se virusi ishte i pranishëm në vend vitin e kaluar disa javë para rastit të parë të regjistruar zyrtarisht.

Ndërsa në Rusi virusi duket se po përparon, me 10 000 infeksione të reja. Por shkalla e vdekshmërisë në Rusi mbetet e ulët në krahasim me vendet e tjera të dielën u regjistruan 58 vdekje, duke e çuar totalin në 1 280.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 315 vdekje të reja dhe ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve pas ShBA dhe Italisë. Megjithatë zyrtarët britanikë thonë se shpërthimi ka arritur kulmin dhe numri i pranimeve të reja në spital është në rënie.

Në përgjithësi pandemia ka parë afro 3.5 milionë njerëz të infektuar dhe rreth 250 000 njerëz kanë vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme