Arrin në 963 numri i të shëruarve nga Coronavirusi në vend

| 15 Qer 2020 | 20:59 | Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se 129 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, teksa janë shëruar edhe dhjetë pacientë.

“Sot më 14 qershor 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste”.

“Nga data 08 shkurt deri më 15 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese” thuhet në njoftim.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të ngjashme