Tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me koronavirus, transmeton Gazeta Metro.
Ashtu siç është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik i këtij vendi, së fundmi janë regjistruar edhe 163 persona të infektuar me Covid-19.
Nga ana tjetër nga ky infeksion janë shëruar plotësisht edhe 230 persona të tjerë.
Brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima të diagnostifikuara me Covid-19 dhe në disa raste sëmundje tjera shoqëruese. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga DIbra dhe një nga Tetova. Viktimat janë mes moshës 52 dhe 79 vjeçe.
Në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3493 raste aktive me Covid-19.