Vdes edhe një person tjetër nga Coronavirusi, viktima e tretë për sot në Kosovë

| 15 Kor 2020 | 20:09 | Nga

Viktima e tretë brenda ditës së sotshme është nga Skënderaji, shkruan Gazeta Metro.

Ish-kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku ka dhënë lajmin përmes Facebook’it se Haki Rushi ka vdekur si pasojë e infektimit nga COVID-19.

I ndjeri ishte punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Postimi i plotë nga Lushtaku:

Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona.

Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë.

https://www.facebook.com/SamiLushtaku/posts/1724919380990190

Të ngjashme