PDK voton marrëveshjet ndërkombëtare – Gjilani përfiton projektin për trajtimin e ujërave të zeza

| 23 Kor 2020 | 11:50 | Nga

Kuvendi i Kosovës ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare që do t’i sjellin Kosovës dhjetëra miliona euro investime në fusha të ndryshme të projekteve.

Projekti më i rëndësishëm që u miratua sot është ai për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan.

Partia Demokratike e Kosovës, edhe pse në opozitë, kanë votuar pro marrëveshjes që i sjell Gjilanit miliona euro investime.

Pas disa seancave që kishin bllokuar këto marrëveshje, sot edhe deputetët e Vetëvendosjes miratuan marrëveshjet ndërkombëtare.

Të ngjashme