Mustafa me telegram ngushëllimi pas vdekjes së Mikullovcit: La pas vetes veprën e tij të pashlyeshme

| 15 Sht 2020 | 14:18 | Nga

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe ish’deputetit Adem Mikullovcit.

Mustafa ka deklaruar se me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Adem Mikullovci.

 “Adem Mikullovci la pas vetes veprën e tij të pashlyeshme që do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona dhe gjeneratave të reja. Rolet e panumërta dhe të papërsëritshme të tij do të mbesin gjurmë për artin dhe të gjithë artistët e rinj.

Ndarja e Mikullovcit është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe gjithë komunitetin artistik dhe më gjerë. Ikja e tij do të lërë një zbrazëtirë të madhe për artin, kulturën dhe politikën e Kosovës”

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2584822745162319

Të ngjashme