Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik të Tiranës infektohet me Coronavirus

| 28 Sht 2020 | 18:03 | Nga

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Ajo po trajtohet në Spitalin Infektiv. Mësohet se Bino ndodhet e shtruar atje prej tri ditësh dhe se gjendja e saj është e stabilizuar.

Deri tani në Shqipëri janë infektuar 13.259 qytetarë, kanë vdekur 377 persona si edhe janë shëruar 7.534 njerëz/VizionPlus.

Të ngjashme