Një femër 22-vjeçare nga Mississippi është zgjedhur fituese e “Miss USA 2020″.
Konkursi i bukurisë u transmetua të hënën në mbrëmje në FYI pasi është shtyrë disa muaj për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Shfaqja u zhvillua në Graceland të Elvis Presley në Memfis, Tennessee.

Asya Branch u kurorëzua nga “Miss USA 2019”, Cheslie Kryst, 29 vjeçare.
Branch raportohet se ishte afro-amerikanja e parë që u emërua “Miss Mississippi”.
Ajo vjen nga Booneville dhe ka në plan të zhvendoset në New York për detyrat e saj të reja, sipas revistës People.
Asya, e cila u diplomua nga ‘Ole Miss’, gjithashtu interpretoi himnin kombëtar në një tubim të Trump në shtetin e saj në tetor 2018, thanë raportet.

Kompeticionet e bukurisë si ‘Miss USA dhe ‘Miss Ten USA” mbahen çdo vit në pranverë apo në fillim të verës. Sidoqoftë, sivjet si pasojë e pandemisë së COVID-19 janë shtyrë edhe datat e këtyre evenimenteve madhështore.
Në gusht, organizata ‘Miss Universe’ i tha Fox News se të dy konkurset do të transmetoheshin drejtpërdrejt nga Memfisi, Tennessee.
‘Miss Teen USA’ u mbajt më 7 nëntor.