Ministri i Jashtëm i Rusisë të martën viziton Serbinë

| 13 Dhj 2020 | 15:38 | Nga

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, pritet të vizitoj të martën Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Gjatë vizitës, kreu i diplomacisë ruse do të takohet gjithashtu me kolegun e tij serb, Ministrin Nikola Selaković.

Kjo vozitë fillimisht ishte planifikuar për në fund të tetorit, por ministri rus u dërgua në vetë-izolim pak para udhëtimit për shkak të kontaktit me një person të infektuar me virusin corona dhe të gjitha vizitat dhe takimet e planifikuara u shtynë.

Nuk dihet nëse gjatë takimit do të flitet edhe për Kosovën, por kujtojmë që Lavrov, kishte thënë se Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Të ngjashme