Varroset biznesmeni që dyshohet se u vra nga babai i tij në Prishtinë

| 28 Jan 2021 | 15:02 | Nga

Në varrezat e qytetit të Prishtinës i është dhënë lamtumira e fundit biznesmeni Albert Krasniqi, që dyshohet se u vra nga babai i tij, raporton Ekonomia Online.

Në varrimin e Krasniqit morën pjesë qindra njerëz, familjarë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:00, në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse, për Ekonomia Online.

Biznesmeni Albert Krasniqi u bë lajm për mediet, pasi para disa ditësh u njoftua se është divorcuar nga ish-miss Kosova, Besa Gashi, pas vitesh martese, të cilët kanë një vajzë së bashku.

Të ngjashme