Bregu: 77% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor pohojnë se marrëdhëniet në rajon janë më të mira se një vit më parë

| 11 Mar 2021 | 14:49 | Nga

Muajt e fundit, që nga takimi ynë i tetorit, kanë qenë të vështirë me shpërthimin e valëve dhe varianteve të reja të virusit Covid-19 po i kthejnë gjërat përmbys me një spirale zbritëse. Për sa i takon bashkëpunimit rajonal, lajmi i mirë i mirë ishte suksesi i Samitit të Sofjes të Procesit të Berlinit dhe miratimi i Deklaratës për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili nuk është i panjohur nga qytetarët pasi 77%1 e tyre bien dakord që marrëdhëniet në BP janë më të mira se një vit më parë, dhe kjo është një rritje e madhe krahasur me shifrën 46% të vitit të kaluar”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në hapjen e Takimit të 42-të të Bordit të RCC-së mbajtur sot, online.

“Vënia në zbatim e CRM dhe arritja e rezultateve për Samitin e Berlinit janë përparësia jonë kryesore. RCC ka punuar me partnerët për të përcaktuar dhe formësuar agjendën dhe do të përkushtohet maksimalisht për të koordinuar dhe monitoruar progresin e politikave të çdo fushe.Qëllimi ynë është të arrijmë një zonë rajonale, përsa i takon tregtisë, investimeve, digjitalizimit, industrisë dhe inovacionit duke u mbështetur në suksesin e parimit të katër lirive të BE-së”, shtoi Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme (RCC) i prezantoi Bordit Raportin mbi aktivitetet e Sekretariatit të RCC në periudhën Tetor 2020 – Shkurt 2021, i cili u aprovua dhe ndau informacione mbi aktivitetet më të rëndësishme të Sekretariatit për në periudhën në vijim.

Sekretarja e Përgjithshme Bregu informoi gjithashtu Bordin mbi iniciativën e diskutuar në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbi domosdoshmërinë e një platforme shëndetësore rajonale, pasi shëndeti është përparësi globale. RCC dhe OBSH do të gjejnë rrugët e bashkëpunimit në mënyrë që të lidhin këtë temë me Planin e Veprimit të Përbashkët të Tregut Rajonal, si dhe projektin e zbatuar nga RCC dhe të financuar nga BE për Ballkanin Perëndimor Youth Lab, dhe Strategjinë e Evropës Juglindore 2030 për të cilën RCC po punon së bashku me partnerët rajonalë. Në vazhdim të takimit, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Tanja Miscevic, informoi pjesëmarrësit e Bordit mbi fazën e zhvillimit të SEE2030, pasi drafti fillestar është përgatitur nga RCC dhe është aktualisht në proces konsultimi brenda rajonit. SEE2030 pritet të finalizohet deri nv takimin e ardhshëm të Bordit të RCC në mënyrë që të miratohet nga Samiti i SEECP, në Qershor 2021, në Antalia. Sekretarja e Përgjithshme theksoi sinergjinë e shkëlqyer midis RCC dhe Kryesive të deritanishme të SEECP dhe BE, duke shtuar se “Bashkëpunimi rajonal ka përfituar shumë nga dedikimi i Kryesisë aktuale të SEECP, Ankarasë, e cila ka koordinuar vazhdimisht përpjekjet për ta bërë SEECP më efikas dhe për të forcuar më tej sinergjinë me RCC”.

* Bordi përbëhet nga pjesëmarrës të RCC-së që kontribuojnë në buxhetin e Sekretariatit të RCC-së si dhe Bashkimin Evropian, përfaqësuar nga një delegat i Përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe një përfaqësues të Komisionit Evropian. Bordi i RCC jep udhëzime operacionale dhe mbikëqyr organizatën përmes Takimeve Vjetore.

Të ngjashme