Turma izraelite rrah dhe tërheq zvarrë një person nga makina, menduan se ishte arab

| 13 Maj 2021 | 15:14 | Nga

Derisa sulmet me raketa vazhdojnë në mes të Izraelit dhe Gazës, rrugët e qyteteve janë mbushur me arabë dhe izraelitë. Të mërkurën vonë, një turmë e përbërë nga izraelitë rrahu dhe tërhoqi zvarrë një person nga makina e tij, duke menduar se ishte arab.

Policia arriti në vendngjarje 15 minuta pasi turma ‘kreu punën’. Viktima që u gjet nga policia ishte e mbuluar në gjak dhe e palëvizshme.

Turma besoi se viktima ishte një arab i cili i sfidoi, megjithatë pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se viktima tentonte t’i largohej demonstruesve.

“Viktima është plagosur rëndë, por gjendja e tij është qëndrueshem”, tha spitali Ichilov i Tel Aviv në një deklaratë.

Të ngjashme