Kandidati për kryeministër nga koalicioni Slloboda, Nenad Rashiq, ka thënë se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do të bisedojë me partitë politike shqiptare sa i përket një programi të përbashkët i cili ka të bëjë më zhvillimin e ekonomik.
Ai kështu ka thënë në debatin FOL Hapur, duke mos treguar se cilin subjekt politik e ka të preferuar për koalicion, njofton Klan Kosova.
“Unë tash po ju garantoj se në zgjedhjet e radhës, me siguri do të bisedojmë shumë me partitë politike shqiptare sa i përket një programi të përbashkët i cili ka të bëjë më zhvillimin e ekonomik”.
“Se me cilën parti do të bëjmë koalicion – krejt varet tek prezantimi jonë. Nëse ne kemi një program që është në harmoni me partitë politike që do ta marrin pushtetit, varet prej nesh dhe jo nga ata”.
“Nuk jemi në pozitë që ta kemi kandidatin e preferuar sepse aktivitet tona varen prej kolegëve dhe partnerëve që do ta kenë shumicën shqiptare”.
“Disa analistë dhe politikanë preferojnë të kemi strukturë me biografi sepse mendojnë që ata janë të gatshëm të marrin vendime të vështira dhe të rënda. Unë nuk jam besimtar i këtij mendimi – konsideroj se është më mirë të kemi një strukturë profesionale dhe morale e cila respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.
“Unë jam besimtar më shumë i organizatave të cilat nuk kanë për çka ta fajësojnë vetën dhe për çka të kërkojnë falje”.