A do të shkojë Kurti sot te Thaçi, Ja çfarë thonë në Vetëvendosje

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk dihet se a do t’i shkojë për takim presidentit Hashim Thaçit. Nga zyra e LVV-së kanë thënë për Gazetën Express se qytetarët nuk duhet të shpërqendrohen nga seanca e sotme e Kuvendit ku do të flasë Vasfije Krasniqi.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tashmë ka nisur takimin në Kuvend të Kosovës, me presidentin e shtetit, Hashim Thaçi.

Derisa Thaçi e ftoi Mustafën të parin në takim, e ky ju përgjigj pozitivisht, nuk dihet se si do të veprojnë partneri i LDK-së në qeveri, Lëvizja Vetëvendosje.

Ani pse presidenti e ka ftuar edhe Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, për t’u parë në presidencë, nga qeveria nuk e kanë konfirmuar ende nëse ai do t’i përgjigjet thirrjes negativisht.

Nga sekretariati për media, Arlind Manxhuka ka deklaruar se nuk duhet të shpërqendrohen nga fjalimi që sot do të mbajë në Kuvend të Kosovës, Vasfije Krasniqi.

“Sot Vasfije Krasniqi-Goodman flet në Kuvendin e Kosovës. Ajo i drejtohet deputetëve dhe qytetarëve. Mos u shpërqendroni”, ka thënë Manxhuka.

Liderët tjerë në vend ndërkaq është bërë e ditur se do t’i përgjigjen thirrjes pozitivisht.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur javën që lamë pas se do t’i ftoj në takime të veçanta të gjithë liderët në vend për t’i njoftuar lidhur me takimet që pati në Washington.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme