Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka thënë se merr komente të ndryshme në rrjete sociale.
Ai, ka treguar se ka pasur edhe komente të tilla kur e kanë pyetur se a është djali i Ukshin Hotit apo i Aleksandër Vuçiqit.
Sipas tij, komenta të tilla bëhen vetëm nga kriminelët serbë.
“Nuk e di ka ma turp edhe mem thënë a je ti i Ukshinit a i Vuçiqit?, Unë nuk e di çfarë njeri, përveç një serb, as serbi nuk e bën një gjë të tillë, vetëm një kriminel serb mundet me shkru diçka të tillë te një fëmijë që është rritë pa babë”, ka thënë ai në T7.