Javën e kaluar, Izraeli konfirmoi rastin e parë të “flurona”, në një grua të pavaksinuar, e ndjekur nga një numër në rritje i rasteve te fëmijët në Shtetet e Bashkuara.
“Flurona” është përzierje mes gripit sezonal dhe virusit COVID-19.
Një bashkinfeksion nuk do të thotë menjëherë se një pacient do të sëmuret dyfish.
Një përgjigje e fortë imune mund të ndihmojë trupin të luftojë patogjenët e të gjitha llojeve, kështu që një infeksion mund të stimulojë një mbrojtje shtesë, shkruan Indianexpress.
Megjithatë, shkencëtarët nuk e dinë ende me siguri, sepse pak njerëz kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, gjatë kohës kur kanë qenë edhe me grip sezonal.