A mund të dështojë Kosova në luftën kundër koronavirusit, ja çfarë thotë Raka

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Mikrobiologu Lul Raka, ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me koronavirus përsëri nëse qytetarët nuk vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet që vinë nga IKSHP.


“Nëse mungojnë udhëzimet e Institutit, dhe zbatimi i tyre nga popullota atëherë ekziston rreziku që Kosova të ketë pasoja të rënda”, është shprehur Raka.

“Në fillim jemi frikësuar që do ta kemi fatin e njejtë me Italinë e shtetet e tjera të fuqishme, të cilat u prekën nga virusi”, tha ai.

Raka tha se në Kosovë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për përballjen me virusin, prandaj udhëzimet sipas tij duhet respektuar patjetër, duke shmangur kështu përhapjen e virusit.

“Krahasuar me shtetet e fuqishme, ne duhet t’i kemi parasyshë kapacitetet shëndetësore, pikërisht nga kjo frikë që mund të kalohen kapacitetet shëndetësore, këshillat kanë vazhduar të përsëriten dhe mirë që janë zbatuar”, shtoi Raka

Të ngjashme