AAK: Komisioni që udhëhiqet nga LDK-ja e ndryshoi tekstin e marrëveshjes

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 22:28 | Nga

Grupi Parlamentar i AAK-së e ka akuzuar Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës se ka ndryshuar tekstin e marrëveshjes për demarkacionin të arritur gjatë fundjavës në mes kryeministrit Haradinaj, kryeparlamentarit Veseli, shefit të GP të LDK-së, kreut të Nismës, Fatmir Limaj dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në reagimin e GP të AAK-së thuhet se “Kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Veseli, Shefi i GP Abdullah Hoti, Kryetari Nisma-s Limaj dhe ai i AKR-së Pacolli, kanë arritur marrëveshjen e mësipërme për Demarkacionin!”

“Ndërkohë teksti i kësaj marrëveshjeje është ndryshuar në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë”, thuhet në reagim.

Të ngjashme