Abazoviq takon Kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Porfirije

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Abazoviq është shprehur i nderuar që pati mundësinë të bisedojë me Patriarkun Porfirije dhe i ka falënderuar ata për ftesën që i kanë bërë për të marrë pjesë në ceremoninë e festës së Shën Vasilijes.

“Roli i Kryeministrit është që t’u shërbejë të gjithë qytetarëve. Të gjithë janë të mirëpritur në vendin tonë – dyert e Malit të Zi janë të hapur për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. Ju dëshiroj të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë dhe klerit gëzuar festat dhe festimin e Shën Vasilija Ostroskog. Ishte nder dhe kënaqësi për mua të flas me Patriarkun Porfirije dhe Metropolitin Ioanniciu, të cilët i falënderoj për ftesën që të marr pjesë në ceremoni”, ka shkruar Abazoviq.

Të ngjashme