Abdixhiku: Gratë dhe rinia janë baza e veprimit politik të LDK-së

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

“Gratë dhe rinia janë baza e veprimit politik të LDK-së, ndaj dhe hapësira që ata të japin kontribut në LDK do të jetë prioritet i përhershëm”, ka thënë kryetari, Lumir Abdixhiku, gjatë takimeve të ndara, me strukturat e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë të LDK-së.

Temë diskutimi ishte procesi zgjedhor në këto dy organe të LDK-së, regjistrimi i anëtarësisë, reforma e brendshme, hapja e partisë ndaj kuadrove profesionale si dhe rritja e angazhimit dhe mobilizimit të gjithmbarshëm partiak.

Kryetari Abdixhiku, vlerësoi lartë kontributin e gruas dhe rinisë në këtë mandat, ndërsa krahas reformave te brendshme partiake, ai theksoi nevojën për angazhim të grave, të rinjve dhe të rejave që besojnë në vizionin e LDK-së për një Kosovë të zhvilluar, të qëndrueshme dhe të integruar në familjen evropiane dhe në NATO.

Të ngjashme