Abdixhiku: Parlamenti i Kosovës është bërë skenë cirku

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 11:27 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lumir Abdixhiku, deputet nga radhët e LDK-së ka thënë se Parlamenti i Kosovës është bërë skenë cirku, skenë e muhabeteve të kota, shkruan Ekonomia Online.

Ai ka thënë se janë të indinjuar me vendimet e PAN.

“Ata po blejnë kohë për të bërë numrat. E gjitha kjo është për shkak të tekeve të Kadri Veselit. Dëshiroj që në emër të Grupit të mos pranoj akuzat e Albin Kurtit që i bëri në drejtim të Isa Mustafës. Ne kemi kërkuar që të gjithë deputetët të vijnë të gjejmë zgjidhje për të vazhduar tutje”, është shprehur Abdixhiku.

“Nuk jemi të marrim pjesë në një cirk të tillë, por që të marrim pjesë në Kuvend. Kadri Veseli po të kishte pak dinjitet do të refuzonte këtë post sepse në krye duhet të jetë dikush i pranueshëm për te gjithë”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme